Kalo te përmbajtja
Autoshkollë te'Tori

Test autoshkolle falas: 40 pyetje zyrtare

Testi i teorisë për patentën B, si në provim: 40 pyetje, 40 minuta, maksimumi 4 gabime. Pyetjet dhe përgjigjet janë nga simulimi zyrtar i DPSHTRR. Pa regjistrim.

Testi interaktiv kërkon JavaScript. Pyetjet me përgjigje i gjen më poshtë.

Pyetjet e testit me përgjigje

Të 40 pyetjet, me përgjigjen zyrtare dhe një shpjegim të shkurtër. Shikoji pasi ta kesh bërë testin.

Shfaq pyetjet dhe përgjigjet
  1. Figura e pyetjes 165 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjali në figurë paralajmëron një mbikalim.

    Përgjigja: Gabim. Sinjali paralajmëron ngushtim të rrugës nga e majta, jo mbikalim.

  2. Figura e pyetjes 251 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjali në figurë paralajmëron një pjesë rruge me shtresë/ të rregullt.

    Përgjigja: Gabim. Sinjali paralajmëron rënie gurësh nga shpati.

  3. Figura e pyetjes 381 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e të gjitha mjeteve, që kanë gjerësi më të madhe se ajo e treguar në të.

    Përgjigja: Saktë. Ndalohet kalimi i mjeteve më të gjera se 2,30 metra.

  4. Figura e pyetjes 426 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjali në figurë ndalon pushimin dhe qëndrimin e mjeteve.

    Përgjigja: Saktë. Rrethi blu me kryq të kuq është sinjali i ndalimit të pushimit dhe të qëndrimit.

  5. Figura e pyetjes 486 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjali në figurë lejon të kthehesh djathtas në kryqëzim.

    Përgjigja: Gabim. Shigjeta në rrethin blu detyron kthimin majtas, pra djathtas nuk lejohet.

  6. Figura e pyetjes 507 nga testi zyrtar i teorisë

    Në prani të sinjalit në figurë ndalohet të vazhdosh lëvizjen drejt.

    Përgjigja: Saktë. Lejohet vetëm majtas ose djathtas; drejt nuk lejohet.

  7. Figura e pyetjes 623 nga testi zyrtar i teorisë

    Në prani të sinjalit në figurë duhet të kufizojmë shpejtësinë dhe të tregojmë kujdes gjatë lëvizjes.

    Përgjigja: Saktë. Sinjali paralajmëron kryqëzim me një rrugë anësore nga e djathta; ngadalëso dhe ki kujdes.

  8. Figura e pyetjes 639 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjali në figurë paraqet detyrimin që t'i japim përparësi mjeteve që vijnë nga e djathta.

    Përgjigja: Gabim. Sinjali paralajmëron një rrugë që bashkohet nga e djathta; nuk është sinjal detyrimi për t'u dhënë përparësi.

  9. Figura e pyetjes 782 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjalistika në figurë ndalon parakalimin e mjeteve.

    Përgjigja: Saktë. Përgjigja zyrtare e DPSHTRR: Saktë.

  10. Figura e pyetjes 836 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjalistika në figurë lejon ndryshimin e sensit të lëvizjes.

    Përgjigja: Gabim. Përgjigja zyrtare e DPSHTRR: Gabim. Shigjetat në korsi tregojnë drejtimet e lejuara.

  11. Figura e pyetjes 1000 nga testi zyrtar i teorisë

    Në semaforët e korsive, shigjeta e verdhë e ndezur na detyron të ndalemi para kryqëzimit ose të lirojmë menjëherë kryqëzimin, në qoftë se e kemi zënë atë.

    Përgjigja: Saktë. E verdha do të thotë: ndalo para kryqëzimit, ose lire menjëherë nëse je tashmë brenda.

  12. Figura e pyetjes 1074 nga testi zyrtar i teorisë

    Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore si në figurë na ndalon të kthehemi djathtas kur e kemi kaluar vijën e ndalimit.

    Përgjigja: Gabim. Krahu i ngritur vlen si drita e verdhë: kush e ka kaluar vijën e ndalimit, e liron kryqëzimin.

  13. Figura e pyetjes 1293 nga testi zyrtar i teorisë

    Sipas sinjalistikës në figurë, mjeti S është i detyruar të lëvizë vetëm drejt në kryqëzim.

    Përgjigja: Saktë. Përgjigja zyrtare e DPSHTRR: Saktë.

  14. Figura e pyetjes 1528 nga testi zyrtar i teorisë

    Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti C kalon i fundit.

    Përgjigja: Saktë. Përgjigja zyrtare e DPSHTRR: Saktë.

  15. Figura e pyetjes 1721 nga testi zyrtar i teorisë

    Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti O e ka përshkruar kryqëzimin në rregull.

    Përgjigja: Saktë. Përgjigja zyrtare e DPSHTRR: Saktë.

  16. Figura e pyetjes 2709 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjali në figurë tregon se në afërsi gjendet një shesh (xhep) në autostradë, ku lejohet të qëndrojmë.

    Përgjigja: Saktë. Sinjali SOS tregon një shesh emergjence anës autostradës.

  17. Figura e pyetjes 2853 nga testi zyrtar i teorisë

    Sinjali në figurë mund të bëjë ndarjen e përkohshme të senseve të kundërta të qarkullimit.

    Përgjigja: Saktë. Konet përdoren p.sh. gjatë punimeve për të ndarë përkohësisht dy senset.

  18. Figura e pyetjes 2955 nga testi zyrtar i teorisë

    Paneli plotësues në figurë tregon orët e vlefshmërisë, në ditët e festave, të sinjalit që ai shoqëron.

    Përgjigja: Saktë. Kryqi tregon ditët e festave; sinjali vlen nga ora 8:00 deri në 20:00.

  19. Figura e pyetjes 3267 nga testi zyrtar i teorisë

    Kur në kroskot ndizet llamba që bën të dukshëm simbolin e paraqitur në figurë, duhet të kontrollohet sistemi i frenimit.

    Përgjigja: Saktë. Llamba e kuqe me pikëçuditje është sinjali i sistemit të frenimit.

  20. Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë, duke pasur parasysh fuqinë e motorit të mjetit që po drejton.

    Përgjigja: Gabim. Shpejtësia rregullohet sipas rrugës, trafikut, motit dhe dukshmërisë, jo sipas fuqisë së motorit.

  21. Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet ngadalësuar në kthesa.

    Përgjigja: Saktë. Në kthesa shpejtësia ulet.

  22. Humbja e kontaktit të gomave me asfaltin e lagur shkakton vështirësi në drejtimin e mjetit dhe mundësinë e humbjes së kontrollit të tij.

    Përgjigja: Saktë. Në asfalt të lagur gomat mund të rrëshqasin dhe mjeti del jashtë kontrollit.

  23. Kur lëvizim me mjet në rrugë me akull, është e nevojshme të kalohen me kujdes, sidomos zonat e rrugës ku nuk bie dielli.

    Përgjigja: Saktë. Akulli mbetet më gjatë aty ku nuk bie dielli.

  24. Në afërsi apo në vazhdimësi të kryqëzimeve ndalohet të ndezësh sinjalizimin e drejtimit.

    Përgjigja: Gabim. Sinjalizimi është i detyrueshëm sa herë kthehesh ose ndërron korsi, edhe afër kryqëzimeve.

  25. Ndalohet parakalimi i një mjeti që ka sinjalizuar se ka ndërmend të ndalojë në krahun e djathtë të rrugës.

    Përgjigja: Gabim. Ky parakalim nuk ndalohet; bëhet me kujdes.

  26. Lejohet parakalimi i mjeteve të ngadalta në ngjitje të një kurrizi rruge, në karrexhata me një korsi për çdo sens lëvizje.

    Përgjigja: Gabim. Në kurriz rruge nuk shihet përpara, prandaj parakalimi ndalohet.

  27. Në rast bllokimi të karrexhatës, për shkak të rënies së ngarkesës nga mjeti, drejtuesi i mjetit duhet të vendosë trekëndëshin e rrezikut mbi 50 metra prapa mjetit, në rrugë interurbane dytësore edhe kur ngarkesa duket.

    Përgjigja: Saktë. Trekëndëshi vendoset gjithmonë, të paktën 50 metra prapa.

  28. Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut vendoset në rrugë interurbane dytësore, të paktën 50 metër prapa mjetit të bllokuar.

    Përgjigja: Saktë. Të paktën 50 metra prapa mjetit.

  29. Jastëku i ajrit (airbag) aktivizohet në rastin e një aksidenti rrugor me përplasje të fortë.

    Përgjigja: Saktë. Airbag-u hapet në përplasje të forta.

  30. Përdorimi i kaskës mbrojtëse është i detyrueshëm vetëm për drejtuesit e motorëve që kalojnë cilindratën 150 cm3.

    Përgjigja: Gabim. Kaska është e detyrueshme për çdo motor, pavarësisht cilindratës.

  31. Pas një aksidenti rrugor që ka vetëm dëme materiale, duhet të njoftohen organet përkatëse, në pamundësi të zhvendosjes së mjetit dhe t'i presim në vendin e ngjarjes.

    Përgjigja: Saktë. Nëse mjeti nuk mund të zhvendoset, njoftohen organet dhe pritet në vend.

  32. Mjetet që lëvizin në drejtim të një segmenti rrugor, ku ka ndodhur një aksident, duhet të sinjalizohen për rrezikun, vetëm nëse ai ka ndodhur në rrugë interurbane pa ndriçim.

    Përgjigja: Gabim. Rreziku sinjalizohet gjithmonë, kudo dhe në çdo orë.

  33. Drejtuesi i mjetit, i cili shfaq shenja lodhje, duhet të mbajë një shpejtësi të lartë për të arritur shpejt në destinacion.

    Përgjigja: Gabim. Kur je i lodhur, ndalo dhe pusho.

  34. Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit mund të shkaktojë gjendjen e gjumit dhe mundësinë e aksidenteve.

    Përgjigja: Saktë. Alkooli shkakton përgjumje dhe aksidente.

  35. Rrugët urbane kryesore janë rrugë me korsi të mundshme për mjetet e transportit publik.

    Përgjigja: Saktë. Rrugët urbane kryesore mund të kenë korsi të veçanta për autobusët.

  36. Ndalohet pushimi i mjeteve në kurrize rrugësh apo në afërsi të tyre, jashtë qendrave të banuara.

    Përgjigja: Saktë. Në kurriz rruge mjeti nuk shihet nga ata që vijnë.

  37. Me lejedrejtimi të kategorisë A lejohet të drejtosh motorë dhe motomjete të tjerë me fuqi më të madhe se 15 kw.

    Përgjigja: Saktë. Kategoria A nuk ka kufi fuqie.

  38. Sigurimi i detyruar i mjetit detyron kompaninë siguruese të mjetit, drejtuesi i të cilit është fajtor në aksident rrugor, të dëmshpërblejë të tretët që janë dëmtuar.

    Përgjigja: Saktë. Sigurimi i detyrueshëm i fajtorit paguan dëmet e të tretëve.

  39. Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor diezel zhduket plotësisht duke rritur shpejtësinë.

    Përgjigja: Gabim. Ndotja nuk zhduket me shpejtësinë.

  40. Shkak i mosfunksionimit të fshirëseve të xhamave mund të jetë dëmtimi i motorinos.

    Përgjigja: Gabim. Përgjigja zyrtare e DPSHTRR: Gabim. Motorinoja shërben për ndezjen e motorit.

Burimi: simulimi zyrtar i testit, DPSHTRR, kategoria A1, A2, B1, B. Mbledhur më 12 tetor 2026.

Pyetje për testin

A janë këto pyetjet e provimit të vërtetë?

Po. Të 40 pyetjet janë marrë nga simulimi zyrtar i testit të teorisë në faqen e DPSHTRR, me përgjigjet zyrtare.

Sa gabime lejohen në provimin e teorisë?

Maksimumi 4 gabime nga 40 pyetje, në 40 minuta. Gabimi i pestë të ngel.

A duhet të regjistrohem për testin?

Jo. Testi është falas dhe nuk kërkon regjistrim. Përgjigjet nuk ruhen askund.

Ku e jap provimin e vërtetë?

Në drejtorinë rajonale të DPSHTRR ku është regjistruar autoshkolla, me leje për provën dhe dëshminë e kursit të ndihmës së shpejtë.

Ngela në teori. Kur mund ta jap sërish?

Pas të paktën 5 ditësh. Riprovimi kushton 1.200 lekë dhe ke deri në 5 tentativa brenda 6 muajve.

Me durim, sa herë të duhet.

Gabimet janë pjesë e mësimit. Të shpjegojmë me qetësi, pa zë të ngritur, derisa të ndihesh gati. Na shkruaj, pa asnjë detyrim.

Na shkruaj në WhatsApp