Kalo te përmbajtja
Autoshkollë te'Tori
BKategoria B

Kursi për patentën B në Tiranë

Teoria, praktika dhe dosja, të gjitha në një vend. Me instruktor të qetë dhe të duruar.

Çfarë përfshin kursi

Teoria

Mësimet e teorisë

Sipas programit të miratuar nga DPSHTRR. Të përgatisim për 40 pyetjet e provimit.

Praktika

Orët me instruktorin

Në makinën e autoshkollës, në rrugët ku bëhet provimi në Tiranë.

Dosja

Udhëzim për dokumentet

Të themi çfarë duhet për regjistrimin, për teorinë dhe për praktikën, dhe kur.

Kushtet për t'u regjistruar

Mosha 18+Kartë identitetiCertifikatë mjekësore, jo më e vjetër se 6 muajKursi i ndihmës së shpejtë (patenta e parë)

Kursi i ndihmës së shpejtë nuk duhet për të diplomuarit në mjekësi ose infermieri.

Gjashtë hapat, shkurt

Versionin e plotë me tarifat e gjen te Si merret patenta.

1

Regjistrohu në autoshkollë

Ne e dorëzojmë dosjen tënde te DPSHTRR.

2

Mëso teorinë

Dhe bëj kursin e ndihmës së shpejtë, nëse është patenta e parë.

3

Provimi i teorisë

40 pyetje, maksimumi 4 gabime, 40 minuta.

4

Orët e praktikës

Me autorizimin për praktikën, që vlen 6 muaj.

5

Provimi praktik

25 minuta, me instruktorin dhe makinën e autoshkollës.

6

Merr patentën

Apliko brenda 3 muajve nga provimi praktik.

Pyetje të shpeshta

Nga sa vjeç merret patenta B?

Nga 18 vjeç.

Çfarë dokumentesh më duhen?

Kartë identiteti dhe certifikatë mjekësore për drejtues mjeti, me foto, jo më e vjetër se 6 muaj. Për patentën e parë duhet edhe kursi i ndihmës së shpejtë.

Sa pyetje ka provimi i teorisë?

40 pyetje në kompjuter, 40 minuta, maksimumi 4 gabime.

Sa zgjat provimi praktik?

25 minuta, me instruktorin dhe makinën e autoshkollës.

Çfarë mund t'i jap me patentë B?

Automjete deri në 3.500 kg dhe deri në 8 pasagjerë përveç drejtuesit, plus rimorkio deri në 750 kg. Nga 21 vjeç, edhe motorit A1 (deri 125 cm³), vetëm brenda Shqipërisë.

Sa kushton kursi?

Na shkruaj në WhatsApp për çmimin dhe oraret.

Burimi: DPSHTRR, faqja e kategorisë B, përditësuar gusht 2026.

Me durim, sa herë të duhet.

Gabimet janë pjesë e mësimit. Të shpjegojmë me qetësi, pa zë të ngritur, derisa të ndihesh gati. Na shkruaj, pa asnjë detyrim.

Na shkruaj në WhatsApp