Kalo te përmbajtja
Autoshkollë te'Tori

Çfarë ndryshoi në Kodin Rrugor më 7 gusht 2026

Ligji nr. 58/2026 hyri në fuqi më 7 gusht 2026. Këto janë ndryshimet që prekin shoferët, sidomos ata me patentë të re.

1

Zero alkool për shoferët e rinj

Në 24 muajt e parë me patentë B, kufiri i alkoolit është 0,0 g/l.

2

Shkelja si shofer i ri

Gjobë 5.000–15.000 lekë, 1 muaj pezullim të patentës dhe zbritje pikësh. Dy shkelje brenda një viti i zgjasin kufizimet edhe me 1 vit.

3

Alkool i përsëritur: patenta ikën përgjithmonë

Shkelja e dytë mbi 0,5 g/l sjell humbjen e përhershme të patentës, pa rikthim në autoshkollë.

4

Celulari në dorë

Dy herë brenda një viti: 3 muaj pezullim. Më parë duheshin tri herë.

5

Pa patentë në timon

Madhorët presin 1 vit para se të marrin patentën. Të miturit presin 2 vjet pasi mbushin 18.

6

Pezullimi nuk shmanget me para

Nuk mund ta zëvendësosh më pezullimin duke paguar gjobë të dyfishtë.

7

Pikët e patentës

Patenta ka 20 pikë. Kush i humb të gjitha, kthehet në autoshkollë nga e para, me provim teorie dhe praktike.

Burime: teksti i Kodit Rrugor i ndryshuar (DPSHTRR), prezantimi i Policisë Rrugore, gusht 2026. Kufizime të tjera për shoferët e rinj (orari i natës, shpejtësia) po verifikohen dhe shtohen kur të konfirmohen.

Pyetje të shpeshta

Sa alkool lejohet për shoferin e ri?

Zero. 0,0 g/l për 24 muajt e parë me patentë B.

Çfarë ndodh nëse më kapin dy herë me celular në dorë?

Dy herë brenda një viti: 3 muaj pezullim të patentës.

A mund ta shmang pezullimin duke paguar gjobë të dyfishtë?

Jo më. Nga 7 gushti 2026 pezullimi nuk zëvendësohet me gjobë.

Më kapin pa patentë. Kur mund ta marr?

Madhor: pas 1 viti. I mitur: 2 vjet pasi mbush 18.

Me durim, sa herë të duhet.

Gabimet janë pjesë e mësimit. Të shpjegojmë me qetësi, pa zë të ngritur, derisa të ndihesh gati. Na shkruaj, pa asnjë detyrim.

Na shkruaj në WhatsApp